Një 12-vjeçare e plagosur rëndë në aksidentin e djeshëm në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd,  ka humbur jetën në spital, teksa policia ka arrestuar 50-vjeçarin Bahri Begu si shkaktar të aksidentit.

Sipas policisë, Begu u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe  më pas është përplasur  me mjetin  tip “BMë” me targa  AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë.

Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës  (vajza e drejtuesit të  mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë; J.D., 5 vjeç  banues në  Durrës (djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota); S.D., 35 vjeçe banuese  në Durrës (pasagjere në mjetin tip Toyota), S.B., 23 vjeçe banuese në  Tiranë (pasagjere në  mjetin tip Benz).

Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Begu ndërkohë do të përballet në gjykatë me akuzën e “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor”./tvklan.al