Aksidenti tragjik i merr jetën 28-vjeçarit shqiptar, baba i një vajze të vogël

Aksidenti tragjik i merr jetën 28-vjeçarit shqiptar, baba i një vajze të vogël

20:34 31/10/2020

Nëna dhe bashkëshortja shkojnë në vendngjarje, përfundojnë në spital nga tronditja

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së premtes në Firenze të Italisë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili gjeti vdekjen teksa udhëtonte me motor. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po kthehej nga puna për në shtëpi, në Prato, ku jetonte prej kohësh. 28-vjeçari udhëtonte me një scooter, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një makinë.

Përplasja ishte tepër e fortë. I riu shqiptar përfundoi disa metra larg, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur në mediat e vendit fqinj, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.

Bashkëshortja dhe nëna e tij mësohet se shkuan në vendin e ngjarjes, pasi u njoftuan për aksidentin tragjik. Ato u përballën me skenën e tmerrshme dhe u dërguan në spital për shkak të tronditjes. Për aksidentin e rëndë autoritetet policore kanë nisur hetimet./tvklan.al





Të ngjashme