Aksidenti tragjik i merr jetën 31-vjeçarit shqiptar

Aksidenti tragjik i merr jetën 31-vjeçarit shqiptar

12:49 22/05/2020

Një 31-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së enjtes në komunën e Piemontes në Itali. Viktima, sipas mediave fqinje, është K.Terniqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në një rrugë që lidh Tortona me Pontecurone. I riu shqiptar jetonte në Rho, Lombardi dhe lëvizte me motor kur u përplas me një makinë.

Dy mjetet udhëtonin në të njëjtin kah të rrugës, kur automjeti që drejtohej nga një vajzë 24-vjeçare u kthye djathtas dhe motori përfundoi poshtë, ndërkohë që po tentonte të parakalonte.

31-vjeçari mësohet se u përplas disa metra larg në rrugë dhe vdiq në vendin e ngjarjes./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo