Aksidentohen me makinë 3 vajza në autostradë

Foto arkiv
Posta

Aksidentohen me makinë 3 vajza në autostradë

19:39 03/11/2019

4 të plagosur në 2 aksidente gjatë pasdites në Tiranë e Librazhd

Një automjet në të cilin udhëtonin 3 vajza humbi kontrollin pasditen e kësaj të diele, duke u përplasur me bordurën e rrugës. Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Në timon ishte një vajzë me iniciale D. G. Si pasojë e aksidentit të lënduara mbetën dy pasagjeret me iniciale I. H. dhe M.H. Ato u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po gjatë orëve të pasdites një tjetër aksident i ndodhur në fshatin Qukës, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, la të plagosur dy persona. Sipas policisë në aksident u përfshinë dy automjete, një makinë që drejtohej nga E.B. dhe një furgon me shofer E.K.

Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën dy pasagjerët e furgonit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Edhe në këtë rast puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit vijon./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi