Një aksident me vdekje i ka marrë jetën një 45-vjeçari në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi në mbikalimin e Shën Vlashit. 45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte pësuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /tvklan.al