Pesë persona janë vënë në pranga gjatë një aksioni anti-drogë të policisë të koduar “Segmenti”.

Në aksin Kavajë-Durrës tek vendi i quajtur Plepat, një automjet Volkswagen u ndalua në flagrancë dhe gjatë kontrollit u zbulua një sasi prej 20 kilogramë marijuanë dhe 180 gram kokainë. Transportuesit u arrestuan menjëherë.

Makina që posedonte lëndën narkotike shoqërohej edhe nga një automjet i dytë që qëndronte në një distancë rreth 1 km larg, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte drogën.

Mësohet se pesë të arrestuarit janë Abedin Llajaj 33 vjeç, Aleks Meçorapaj 47 vjeç, Ervin Begaj 38 vjeç, Nertian Lamaj 35 vjeç dhe Ardit Petraj 34 vjeç. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për verime të mëtejshme. /tvklan.al