La Manuela, është një aktiviste e huaj e cila prej një muaji ndodhet në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan nga moderatorja Orinda Huta, braziliania flet për jetën e saj si dhe vështirësitë që ka hasur në rrugëtimin si aktiviste.

Një nga këto rrëfime, mbase ai që lë më shumë mbresë, është historia e saj e dashurisë me kryetarin e grupimit Indigjen në Ekuador, njëkohësisht dhe kandidat për President të Ekuadorit, për vitin 2021.

Shumë foto të saj janë shfaqur në rrjet. Imazhe ikonike shkëputur nga protestat dhe të drejtat për liri. Ajo, si me të qeshur e quan historinë e saj “dashuri në kohën e demonstratave”.

Unë dhe Jaku jemi takuar kur unë punoja për Al Jazeera dhe unë doja ta intervistoja sepse kisha dëgjuar që ai ishte aktivisti më i zgjuar indigjen. Kështu ramë në dashuri. Kemi qenë nën mbikqyrje nga inteligjenca për pothuajse një vit. Kishim frikë. Asnjëherë nuk e dinim se kur ata do të na sulmonin. Nëse do na vendosnin kokainë në shtëpi apo nëse do të abuzonin me mua, apo nëse do të qëllonin me armë, apo nëse makina jonë do të kishte një aksident. Ishte nje periudhë intensive për gati dhjetë muajsh, pastaj gjatë protestës na rrahën dhe na arrestuan. Fati i keq i qeverisë, aty qëlloi një kamera, rroftë gazetaria. Kështu kur qeveria tha se unë kisha nisur e para të qëlloja policët, video u publikua në televizion kombëtar, ku tregoi sesi policia na dhunonte ne. Kështu na futën në qeli. Një natë e kaluam në spital për shkak të plagëve”, tregon ajo.

Një tjetër detaj i veçantë që shton ajo në rrëfimin e saj është kuptimi i emrit Manuela.

Duke qenë se Jaku është i famshëm dhe ngaqë Ekuadori është racist me indigjenët, dhe duke qenë së unë përfaqësoj princeshën sybojëqielli evropiane, çifti ynë përfaqëson diversitetin racor dhe demokracinë racore. Kështu vendi ra në dashuri me historinë tonë të dashurisë. Ka dhe diçka interesante. Në Francë simboli i gruas heroinë është Zhan D’Ark. Kurse në Ekuador janë Manuelat. Janë tre Manuela. Për shembull, Bolivari i cili bëri revolucionin nga Spanja kishte një partnere me emrin Manuela e cila e përkrahu. Kështu që kur u shfaq Jaku me Manuelën e tij duke bërë bashkë një revolucion”./tvklan.al