Një aktor spanjoll i filmave porno po hetohet nga autoritetet për vrasje. Nacho Vidal, 46 vjeç, dhe dy miq të tij u arrestuan të Premten mbi vdekjen e Jose Luis Abad.

Viktima u gjet në banesën e aktorit në Valencia i helmuar pasi kishte pirë një substancë të marrë nga një zvarranik në Amerikën e Veriut. Kafsha njihet si zvarraniku i lumit Kolorado dhe e përdor helmin për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

Aktori, i cili ka luajtur në qindra filma për të rritur ka qenë nën hetim për 11 muaj në lidhje me këtë ngjarje, qëkur ndodhi në Korrik të 2019-s. Ai u arrestua të premten së bashku me dy personat e tjerë për akuzën e vrasjes dhe thyerjes së ligjit publik për shëndetësinë. Megjithatë të tre u liruan sërish.

Avokati i Vidal ka thënë se klienti i tij është mërzitur për këtë ngjarje. Megjithatë sipas tyre, vetë i ndjeri ka dashur vetë ta provojë substancën helmuese, e cila nga mjekët njihet për disa aftësi kurative, por në sasi të duhur./tvklan.al