Matura Shtërore ka nevojë për ndërhyrje dhe ndryshime rrënjësore sipas ekspertiT të arsimin Fiqiri Çifliku. Sipas tij ky format, rezultatet e të cilit prej gati 20 vitesh, përdoren si kriter për të hyrë në universitete, kanë patur një sërë mangësish.

Fiqiri Çifligu, ekspert arsimi: Këto nevoja kanë ardhur për shkak të problematikave të vërejtura vit pas viti gjatë zhvillimit të provimeve, ankesa të shumta nga nxënësit, abuzime në mënyën e kopjes brenda klasës, pamundësinë e mësuesve për të monitoruar nxënësit me pajisjet që ata fusin. Në këtë kuptim është e nevojshme që Matura Shtetërore të ndryshojë komplet drejtim.

Eksperti propozon ndarjen e provimeve të Maturës me pranimet në arsimin e lartë.

Fiqiri Çifligu, ekspert arsimi: Mbylljen e ciklit të arsimit pranë shkollës duke iu dhënë një certifikatë të formimit bazë dhe më tej për të gjithë ata që duan të ndjekin arsimin e lartë të ndjekin test të aftësive që hap portën për të shkuar në arsimin e lartë.

Duke marrë shembull testin e informatizuar në degën e Mjekësisë, ai thotë se ky lloj testi duhet të jetë për çdo program universitar.

Fiqiri Çifligu, ekspert arsimi: Pesha për pranimin në universitete të ndahet në 4 elemente, një notë mesatare të tre viteve të shkollimit që të ketë një përqindje jo më shumë se 30% të pikëve totale. Kemi peshën e notave të lëndëve të caktuara sipas profilit të univeristetit dhe kjo mund të marrë një 20%. Fusim si element provimet e Maturës Shtetërore kësaj që po flasim si risi edhe kjo të ketë një peshë diku te 20%, pra të ulet pesha të mos jetë ajo vendimtare për tu pranuar në universitet dhe më tej shtojmë hallkën që vitin e kaluar u aplikua dhe mendoj që ishte e suksesshme, provimi i dixhitalizuar ose para kompjuterit për pranimet në univeristetin e Mjekësisë dhe kjo mund të ketë një 30% të peshës totale.  

Diskutimet në nivel ekspertësh për ndryshimet e Maturës Shtetërore, sipas Fiqiri Çifliku duhet të nisin sa më shpejtë për të mos lejuar deformimin e rezultateve të nxënësve.

Klan News