Të qenit i famshëm ka të mirat, por edhe të këqijat e veta. Takimi me fansat të jep kënaqësi, por shpesh herë të famshmit edhe bezdisen. Refuzimi i kërkesës së një fanseje për të shkrepur një foto bashkë mësohet se i ka kushtuar shtrenjtë aktorit turk, Nejat Isler.

Sipas raportimeve mediatike Isler është dhunuar nga bashkëshorti i një fanseje të tij pasi refuzoi kërkesën e saj për të shkrepur një foto bashkë. Aktori i njohur për rolin e Ryzgarit në serialin “Hakmarrje” mësohet se ka thyer një dhëmb dhe ka pësuar gjendje të fikëti pas dhunimit.

Fotot e aktorit në gjak dhe me një dhemb të thyer pas sulmit janë publikuar nga agjencia turke e lajmeve “IHA”.

Incidenti ka ndodhur në bregdetin e Bodrumit, ku aktori është zhvendosur që pas problemeve të rënda shëndetësore që e detyruan të hiqte dorë nga aktrimi për një periudhë të gjatë kohore.

Isler u ndihmua nga miqtë e tij të cilët e dërguan në spital. Pas mjekimit të shpejtë, ai u largua për në shtëpinë e tij në gjendje të mirë shëndetësore./tvkaln.al