Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven është akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Deniz Bulutsuz. Mediat turke kanë publikuar fotot e saj, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.

Sipas tyre shkak për dhunën e ushtruar është bërë një bisedë në restorantin ku po darkonin me miqtë e tyre. Mendohet se Deniz ka përmendur ish-të dashurin e saj dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak aktorit. Debati ka vazhduar edhe në shtëpi dhe ka arritur deri në dhunë fizike.

Pas denoncimit të kryer, gjykata mori vendimin që për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij.

Güven i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe shprehet se edhe ai ka një raport mjekësor, pasi ajo ka ushtruar dhunë ndaj tij.

Aktori shtoi se se kur i tha Bulutsuz se donte të shkëputej me të, ajo tha: Unë do të të turpëroj para gjithë Turqisë. Unë do të them se ti je një burrë që rreh gratë./tvklan.al