Aktorja e “Një Pjesë e Imja” në zi, humbet fëmijën



Aktorja e “Një Pjesë e Imja” në zi, humbet fëmijën

12:24 04/04/2018

Defneja e serialit “Një Pjesë e Imja” mësohet se ka marrë një lajm shumë të hidhur nga mjekët për dështimin e fëmijës në muajin e 4-t të shatzënisë. 

Aktorja Begum Kutuk ishte 3.5 muajshe shtatzënë nga bashkëshorti i saj karikaturist, Erdil Yaşaroğlu, me të cilin u martua në vitin 2010. Ata kishin mësuar edhe gjininë e fëmijës, por për shkaqe ende të paditura për median, aktorja fatkeqësisht e ka dështuar djalin.

Megjithëse fillimisht çifti preferoi ta mbante të fshehtë lajmin e shtatzënisë, dy javë më para ata u paraqitën shumë të lumtur para gazetarëve në dasmën e një miku të tyre.

Fëmija po rritet, por po marr shumë kilogramë me të cilët nuk ia kam idenë se çfarë do të bëj”,

tha aktorja 37-vjeçare para dy javësh për median.

/tvklan.al






Të ngjashme