Aktorja e njohur hollivudiane Salma Hayek ka shuar aludimet se ka zmadhur gjoksin përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Duke folur në një emision në SHBA, aktorja 54-vjeçare tha se gjoksi i është rritur me kalimin e viteve për arsye të ndryshme dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Shumë njerëz thonë që unë kam rritur gjoksin. E kam pasur më të vogël, sikurse edhe pjesë të tjera të trupit”, tha ajo duke shpjeguar se gjoksi i është zmadhuar natyralisht për shkaqe të ndryshme, të tilla si shtatzania, menopauza etj.

“Për disa gra gjoksi zvogëlohet. Por ka edhe gra të tjera që kur shtojnë në peshë gjoksi ju rritet, ka gra të tjera që ju rritet nga shtatzania, dhe në disa raste edhe kur jeni në menopauzë. Rastis që unë të jem nga ato gra; kur shtoj në peshë, kur jam shtatzanë dhe kur jam në menopauzë”, deklaroi aktorja Salma Hayek.

Por me zmadhimin e gjoksit, 54-vjeçarja u shpreh se ka patur edhe dhimbje të shpinës. /tvklan.al