Aktorja Reese Witherspoon ka rrëfyer për herë të parë tmerrin e përjetuar gjatë xhirimeve. Aktorja 45-vjeçare gjatë një bisede me moderatoren dhe aktoren Treacee Ellis Ross ka folur gjatë mbi eksperiencën e saj të panikut në kohën që xhironte filmin “Wild”në vitin 2014. Filmi kishte një qendër një grua, e cila kishte pësuar një dramë familjare dhe përpiqej të gjente pjesët e jetës të saj duke u munduar të ngjiste majën e Pacific Crest Trail-it.

“Isha shumë e frikësuar për ta bërë këtë gjë”, ka pohuar gjatë intervistës aktorja duke u shprehur se kjo ishte sfida më e madhe e karrierës së saj.

“Unë bëra dhe hipnozë, përjetoja atak paniku për tre javë. Skenat e filmit ishin shumë të vështira më shume se 25 ditë xhirova vetëm pa asnjë aktor përballë”, ka shtuar aktorja.  

Reesse ka shpjeguar se personazhi kryesor në film e arrin lumturinë e vetme, pa asnjë njëri pranë, në mes të një hapësire, duke mos e ndjerë mungesën e parave, të partnerit e me radhë. Kjo tregon se sa e rëndësishme është të gjesh ekuilibrin mendor dhe jesh e vendosur dhe e pavarur në veprimet e tua jetësore.

Klan News