Akuzat e Presidentit ndaj ministres Gjonaj dhe dy funksionarëve të lartë

Akuzat e Presidentit ndaj ministres Gjonaj dhe dy funksionarëve të lartë

16:37 24/02/2020

Ministrja Etilda Gjonaj; Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva dhe Drejtoresha e Qendrës së Botimeve Zyrtarë, Etleva Haxhia.

Janë këta personat, të cilëve Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ditën e sotme.

Ata akuzohen nga Presidenti se në bashkëpunim kanë konsumuar disa veprave penale si Shpërdorim i Detyrës”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

“Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale”, thuhet në një deklaratë të Presidencës.

Pas dorëzimit në SPAK të kallëzimit penal për Ministren e Drejtësisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u shpreh se zgjodhi vetë që ta dorëzonte padinë, pasi kjo është një ndër format e mbrojtjes së Kushtetutës.

Aktin e ministres Gjonaj dhe dy funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë ai e cilësoi mafioz, duke tentuar një grusht shteti dhe duke rrëmbyer përmes falsifikimit një kompetencë që i takon vetëm Presidentit./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi