Akuzohet për dhunë në familje, Ilirjani: Arrestimi është i organizuar


Akuzohet për dhunë në familje, Ilirjani: Arrestimi është i organizuar

19:37 20/09/2020

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli historinë e Ilirjan Petritit i cili akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Ilirjani në këtë seancë qëndron përballë babait të tij Bujar Petriti i cili ka ardhur enkas nga Italia dhe që t’i kërkojë djalit të largohet nga shtëpia dhe se ndihet i turpëruar nga kjo gjë. Momentalisht Ilirjani ndodhet me arrest në shtëpi deri në fund të gjykatës.

Por Ilirjani i hedh poshtë të gjitha këto akuza duke i quajtur të rreme dhe se e gjithë kjo është e organizuar nga ish-bashkëshortja për t’ja marrë dy shtëpitë që ka dhe për të marrë dokumentat në Francë. Dokumentat flasin për dhunë në familje, por Ilirjani i mohon dhe shprehet se edhe fëmijët e tij e dinë këtë gjë pavarësisht se ata kanë dëshmuar kundër tij.

Sipas Ilirjan Petritit, ditën që ai është ndarë nga bashkëshortja ka bërë furnizimin e dyqanit me veshmbathje dhe kishte vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ai i nxorri portofolin dhe i tha këto ka lekët e fundit, po ia lë shtëpinë dhe iku. Pas disa ditësh iku në Itali dhe u kthye pas dy vitesh për shkak të papunësisë aty.

Gjatë dy viteve ai nuk mundi t’i jepte pensionin mujor fëmijëve sepse nuk kishte mundësi ekonomike, shumën e cila shkon deri në 4 milion e 300 mijë, Bujari e konsideron si borxh që do e lajë sapo t’i vijë mundësia. Që nga viti 2015 e deri në korrik të vitit 2020, para se të arrestoheshe, ai i ka dhënë fëmijëve rregullisht pensionin mujor.

Ilirjan Petriti: Kjo ka qenë një akuzë e rreme.

Bujar Petriti: Nuk të besoj, unë i besoj dokumentave, ty të kanë arrestuar në flagrancë.

Ilirjan Petriti: Nuk është e vërtetë.

Eni Çobani: Në procesverbal për arrestimin në flagrancë, Kavajë më 29.6.2020 në orën 12:30 të natës. Në çfarë ore ke qenë në Rrogozhinë?

Ilirjan Petriti: Unë kam qenë në orën 6 e 30 pasdite në datën 28 qershor.

Eni Çobani: Procesverbali është në datën 29.6.2020

Ilirjan Petriti: Nuk e di unë zonja Eni, mua në datën 18 qershor më janë vënë prangat e policisë në Rrogozhinë. Brenda 25 minutave ishin kryer të gjitha procedurat tek mjeku i Rrogozhinës, tek polici që është sjellë shumë keq me mua. Në Rrogozhinë kam dy apartamente, në një jeton ish-bashkëshortja ime me fëmijët edhe tjetra është e imja. Tek hyrja ime ne folëm, unë nuk jetoj aty. Të pranishëm ishin edhe fëmijët .

Eni Çobani: Ju kishin në prezencë edhe dy fëmijët tuaj në ato momente, çfarë ju kërkonte gruaja?

Ilirjan Petriti: Zonja më kërkoi firmën që të ikë jashtë shtetit tek xhaxhai i saj. I bëra një pyetje, a mund ta di se ku mund të shkojnë këta fëmijë? Ta di sepse unë jam prind. Tha do shkojmë tek xhaja im, jemi rregulluar, epo i thashë shumë mirë.

E dyta, hyrjet i kemi përballë nga një dhomw e kuzhinë. Gjatë bashkëjetesës, murin e kemi spostuar për të futur rakatelat, gjërat që kemi pasur ne dhe ja kërkova si nder, murin ta spostojmë dhe ta vendosim në vendin e vet dhe shkojmë bashkë të dy firmosim tek noteri që të kesh një shtëpi ti, një shtëpi unë. Jo tha, dua edhe shtëpinë tjetër unë. Unë isha ulur në ato momente, fëmijët ishin pranë meje, ndërsa ajo ishte larg meje një metër e gjysmë dhe ndërmjet meje e asaj ishin Alesio me Klean. Filloi duke bërtitur duke thënë është djersa e fëmijëve të mi. E treta, i thashë këtë pension që nuk e kam paguar për dy vite që është e drejta e fëmijëve të mi 4 milion e 300 mijë i thashë të lutem ma hiq. Jo këtë pension që unë po paguaj sot, se unë e kam paguar.

Bujar Petriti: Si ta bën zemra të thuash këtë për lekun e fëmijës tënd?

Ilirjan Petriti: Sepse nuk kam mundësi ta paguaj mo bab. Zonja Eni unë më përpara, para se të ndahesha isha muzikant, ndërsa tani nuk e ushtroj më dhe jam papunë.

Ardit Gjebrea: Gjatë bisedës që ke bërë me të, nga gjaknxehtësia, a ke ushtruar dhunë në të?

Ilirjan Petriti: Zoti Ardit, unë kam qenë ulur, fëmijët në mes, ajo larg. Nuk kam unë se pse. Unë i shkova si një një njeri që ka një hall dhe nuk i shkova për ta rrahur. Pse duhet ta rraf unë atë.

Ardit Gjebrea: Ajo që më bëri përshtypje është kur the se kjo është e organizuar, pse mendon kështu?

Ilirjan Petriti: Është e organizuar sepse unë nuk shkova për atë punë. Ajo do të marrë shtëpitë dhe e dyta dyshoj, por Zoti lart e di, meqë ajo do të ikë në Francë, dyshoj që do dokumenta që këtu ndihet e kërcënuar dhe do për me bo letrat në Francë se mënyrë tjetër për me bo letrat në Francë nuk ka.

Ardit Gjebrea: A janë pyetur fëmijët për këtë gjë?

Ilirjan Petriti: Fëmijët i përshëndes, se janë fëmijët e mi dhe u dua. Por ata kanë dëshmuar që unë kam ushtruar dhunë, për fat të keq. Unë ja fal fëmijëve sepse ata janë nën tryshninë e nënës së vetë dhe fëmija më kë do rrijë me atë mësohet dhe ashtu do bëhet. Më vjen keq për ata fëmijë, do i rri pranë edhe pse ata ma kanë bërë këtë gjë sepse deklarata është shumë e fortë për mua, nuk e përtyp dot, por i kam fëmijë e nuk flas dot. /tvklan.al



Të ngjashme