Një grua që dyshohet se bërtiti “shpëtoni planetin” ndërsa vrapoi topless nëpër Windsor gjatë varrimit të Princit Philip, është akuzuar për ngacmim.

Marissa Scott, 55 vjeç u arrestua nga oficerët jashtë Kështjellës Windsor të Shtunën, 17 Prill. Pamjet e regjistruara në vendngjarje treguan se gruaja gjysmë e zhveshur po drejtohej nga policia. Incidenti ndodhi pranë vendit ku po ndodhte varrimit i Dukës së Edinburgut.

Të Dielën, 18 Prill, një zëdhënës i Policisë së Luginës së Thames tha: Një grua është akuzuar në lidhje me një incident të rendit publik në varrimin e Lartmadhërisë së tij Mbretërore Duka i Edinburg Princit Philip. Marissa Scott 55 vjeç nga Merstham, Surrey, u akuzua këtë mëngjes me një akuzë për shkaktim të ngacmimit, alarmit ose shqetësimit nën Rendin Publik. Scott do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Slough në 10 Qershor. /tvklan.al