46-vjeçarja rezulton me probleme mendore

Irena Zerja, gruaja 46-vjeçare nga fshati Miras i Devollit, që kërkohej nga Interpoli prej vitit 2005 për vrasjen e foshnjës 9-muajshe, rezulton të jetë e sëmurë mendore.

Me kartelën klinike të 46-vjeçares, e cila ju fsheh drejtësisë për 23 vite, avokati mbrojtës arriti të bindë Gjykatën e Korçës, që të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie.

Zerja do të qëndrojë e izoluar në shtëpi deri në përfundimin e procesit për njohjen e vendimit të gjykatës greke.

46-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të rritur tashmë qëndroi për dy vite e izoluar në një spital psikiatrik, prej të cilit arriti të arratisej, në rrethana ende të panjohura.

Gjykata e Lamias në vitin 2005, e dënoi në mungesë gruan nga Mirasi, me 20 vite burg me akuzën e vrasjes me paramendim.

Tv Klan