Kastriot Hasalla, i cili akuzohet për vrasjet e kushëririt të tij Romeo Hasalla është lënë në burg. Gjykata e Lushnjes, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hasallës.

Ai u vetëdorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes dhe në një intervistë për Klan News tha se nuk kishte besim tek drejtësia.

Hasalla ka pranuar krimin dhe ka kërkuar falje për atë që kë barë. Para togave të zeza tha se gjitha e kishte kryer në kushtet e rënda psikike.

Po ashtu ka kërkuar dhe lirimin e djalit dhe vëllait të tij, të cilët janë arrestuar bashkë për vrasjen e Romeo Hasallës.

Krimi i rëndë ndodhi javën e shkuar në Lushnje dhe gjithçka ndodhi pas një sherri për pronat./tvklan.al