Një tjetër paralajmërim ka ardhur për evropianët, në prag të fillimit të sezoneve turistike. Autoritetet gjermane, që citohen nga e përditshmja “Bild”, kanë thënë se ka rrezik për sulme terroriste në plazhet evropiane, sidomos në Itali dhe Spanjë.

“Terroristët do jenë të veshur si shitës ambulantë dhe mund të hidhen në erë në mes të turmës”, shkruan gazeta “Bild”.  Objektiva konkretë të atentatorëve janë plazhet e Italisë, Spanjës dhe Francës së jugut, ndërkohë që informacionet e siguruara që paralajmërojnë rrezikun vijnë nga Afrika.

“Terroristët janë të gatshëm të përdorin armë dhe eksploziv. Ndoshta në këtë mënyrë ISIS koncepton një dimension të ri të terrorit. Plazhet nuk mund të mbrohen”, thotë më tej një ekspert i sigurisë i cituar nga “Bild”. Sulmet terroriste të ISIS në Belgjikë dhe Francë kanq shkaktuar qindra viktima. /

tvklan.al