Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i pranishëm në seancën konstituive të parlamentit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit tha se koalicioni PAN është humbës i zgjedhjeve dhe kundër institucioneve e demokracisë.

“Le të propozojmë një kandidat dhe më pas ta votojmë, kemi nevojë për qeveri të re, le ta themi dhe le ta bëjmë. Po bëhen gati dy muaj e gjysmë që s’kemi Kuvend dhe jo më qeveri. Ata thonë se i kanë numrat dhe nuk guxojnë të nxjerrin para votës kandidatin e tyre. Urdhëroni zoti Veseli matuni se a i keni votat. Me 11 qershor nuk u matet për kryeministër tani s’po mateni si kandidat për kryetar Kuvendi

“, tha Kurti gjatë fjalës së tij përpara deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Kurti, tha gjithashtu se është gati të bashkëpunojë më LAA për zgjedhjen e kryetarit.

Ndër të tjera ai përmendi dhe problemet që po i shkakton vendin mos formimi i qeverisë. Sipas tij, vedni është në krizë energjitike për shkak të keqmenaxhimit të PDK-së./tvklan.al