Ali Qazimaj alias Vital Dapi është shpallur fajtor për vrasjen e një çifti pensionstësh në Suffolk të Britanisë. Gjykata Ipswich Crown e shpalli 43- vjeçarin nga Elbasani për vrasjen e Sylvia dhe Peter Stuart.
Qazimaj i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe ka pretenduar se dikush i ka vjedhur identitetin, por juria e gjeti fajtor për vrasjen e të moshuarve. Ndërkohë gjykatësi i çështjes sot ose në ditët në vazhdim do të japë masën e dënimit.
Në raste të ngjashme autori i një krimi të tillë dënohet nga Gjykata Britanike me burgim të përjetshëm.
Qazimaj kishte borxhe për shkak të bixhozit dhe e vrau çiftin e të moshuarve në Britani, pasi besonte se ata ishin milionerë.
43 – vjeçari nga qyteti i Elbasani akuzohet se një vit më parë vrau Sylvia dhe Peter Stuart, sepse mendonte se ata kishin shuma të mëdha parash.
Ai u arratis jashtë Britanisë, pasi më parë kishte përdorur kartën e bankës së 69 – vjeçares Stuart për të marrë para nga bankomati.
Trupi i 75 – vjeçarit Stuart u zbulua në një pyll pranë shtëpisë së izoluar të çiftit në Weybread, në Eye, Suffolk.
Ndërsa, trupi i bashkëshortes së tij nuk u gjet kurrë, ndonëse prokuroria tha se do të ishte e pabesueshme që ajo të zhdukej papritur pa lënë gjurmë./tvklan.al