Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Policinë e Shtetit se gënjeu kur tha se u informua nga burimet e saj vendase për makinën me 3.4 milionë Euro që do të mbërrinte në Portin e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Alibeaj tha se policia shqiptare është vënë në dijeni nga një agjencitë ligjzbatuese të një shteti partner, disa ditë përpara se ngarkesa me automjete të mbërrinte në Durrës.

“Policia e Shtetit është informuar nga partnerët për çdo detaj, datat e transportit, marka e makinës ku gjendeshin paratë dhe kush ishte garanti i tyre. Taulant Balla ishte garanti për hyrjen në Shqipëri për paratë që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të drogës në Shqipëri

“, deklaroi Alibeaj.

Deputeti demokrat tha se bëhet fjalë për një bandë kriminale që vepron në Elbasan, ndërsa Eurot që u dërguan në Shqipëri janë përfituar nga shitja e drogës në vendet e BE-së.

Një ditë më parë, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë Euro të padeklaruara të fshehura brenda disa makinave Toyota që mbërritën me kontenier në vendin tonë.

/tvklan.al