Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu pas mbarimit të spektaklit “Love Story” në Tv Klan, ka vendosur të udhëtojë jashtë shtetit drejt vendeve tropikale për të bërë disa pushime relaksuese.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga pushimet e saj në plazh dhe mesa duket po i shijon në maksimum pas 15 javëve intensive me “Love Storyn.

Në disa pamje ajo shihet e veshur me këmishë të bardhë, syze, flokë të kapura e pa make up. /tvklan.al