Moderatoren e njohur Alekta Vejsiu nuk do e shohim vetëm si prezantuese në spektaklet më të ndjekura në Tv Klan, por do e dëgjojmë edhe në Klan Radio 92.9 fm në orën 19:00 me emisionin “Më duaj me këngën tënde”.

Ky është një emision me preferenca muzikore dhe e rikthen Alketën pas disa vitesh në radio, aty ka pasur edhe fillimet e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale moderatorja shkruan: “Me duaj me këngën tënde” me mua Alketën! Frekuenca 92.9 FM. Na dëgjoni në Radion Kombëtare Klan nga çdo cep i Shqipërisë dhe Live përmes Aplikacionit “Klani Im”, Live nga çdo vend i botës! Super muzikë premtoj. Rikthim në kutinë magjike aty ku nisi gjithçka”, ka shkruar Alketa Vejsiu. /tvklan.al