Bashkimi Europian po merr në konsideratë faktin që shtetasit amerikanë dhe ata kanadezë të aplikojnë për vizë, nëse ata duan që të hyjnë në Europë, edhe në rast se duan ta vizitojnë këtë të fundit, për një kohë të shkurtër.

Por përse një linjë kaq e fortë?

Zyrtarët europianë thonë se mund të pezullojnë programin e vizave për udhëtarët pë shtetasit amerikanë dhe kanadezë, pasi për shumë nga qytetarët e vendet e Unionit hyrja në këto dy shtete, kërkon një vizë specifike.

Për të udhëtuar për në Europë, shtetasve amerikanë dhe kanadezë, u nevojitet vetëm pasaporta, udhëtarëve nga vende si Polonia, Kroacia, Qipro, Bulgaria dhe Romania u duhet vizë.

“Objektivi është që të arrihet një marrëveshje reciproke, që të jetë e barabrtë për të gjitha vende, ky është prioriteti i Bashkimit Europian”, citon rrjeti CNN, Mina Andreeva, zëdhënëse e Komisionit Europian.

Ndërkohë që zyrtarë e qeverisë amerikane citohen të kenë thënë se, vendet në fjalë nuk kanë ende një marrëveshje për programin e vizave të udhëtarëve.

“Jemi të hapur për dialog me të pesta vende për kërkesat e këtij programi”, ka thënë zyrtarisht  Departamenti Amerikan i Shtetit./tvklan.al