Ministria e Drejtësisë po harton një plan për të burgosurit që do të përfitojnë nga aministia e fundvitit. Sipas fokusit të qeverisë, të dënuarit që do të lënë qelitë pritet të jenë gratë dhe të moshuarit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti për amnistinë e këtij viti është ende duke u përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces.

“Janë duke përgatitur projektin e një amnistie të fundvitit që do të adresojë nevojën për të lehtësuar gratë e dënuara si dhe më të moshuarit bashkë me to”, tha Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij në prezantimin e paketës ligjore kundër grupit të prokurorëve e gjyqtarërve që ai e quan “Kap Ç’a të Kapësh” ose KÇK.  /tvklan.al