Nuk do të dalin nga strukturat e klubeve

Në Spanjë, federata e futbollit po gjen mënyrën se si do të kontrollohen futbollistët. La Liga është duke ndërtuar një protokoll për rikthimin e ekipeve në fushë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Masat janë të rrepta, pasi stërvitjet do të nisin në mënyrë individuale që më pas të bëhen në grupe të kufizuar deri në 8 lojtarë dhe me kalimin e kohës i gjithë ekipi së bashku.

Masat parashikojnë bërjen e tamponit çdo 72 orë dhe izolimin e futbollistëve dhe stafit teknik në strukturat e klubit.

Nëse ndonjë lojtar do të rezultojë pozitiv, do të izolohet dhe kontrollet do të kryhen për pjesëtarët e tjerë të ekipit. Masat sanitare do të jenë të nivelit të lartë me punonjësit që do të përdorin solucione me përqindje tepër të lartë alkooli, ndërsa edhe ushqimi do të përgatitet nga vetëm 1 kuzhinier.

Tv Klan