Ora biologjike e çdo personi mund të përllogaritet përmes një analize të thjeshtë gjaku. Rezultatet mund të jepen brenda 90 minutash. Metoda e re e përllogaritjes është zbuluar nga shkencëtarët amerikanë të Universitetit Veriperëndimor të Ilinoisit.

Përllogaritja e orës biologjike konsiderohet e nevojshme nga mjekët për t’i bërë më efektive kurat për sëmundje të ndryshme. Shkencëtarët thonë se organizmi i çdo njeriu dallon nga ato të të tjerëve dhe mënyrat e funksionimit janë të veçanta. Besohet se për ndërhyrje të ndryshme mjekësore si kimioterapia, apo ilaçet e tensionit bëjnë më tepër efekt kur merren në orare të caktuara, atëherë kur organizmi i pacientit i absorbon ato më mirë.

Për këtë studim u eksperimentuar mbi 1 mijë kampione gjaku të 73 personave. Ekzistenca e orës biologjike, në gjuhën shkencore “ritmi cirkadian” u vërtetua nga 3 shkencëtarë gjenetistë amerikanë, të cilët vitin u vlerësuan me çmim Nobel në mjekësi. Ata zbuluan molekulat që e drejtojnë këtë proces.

Tv Klan