Në analizën vjetore të punës, në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit është theksuar se, në përgjithësi, procesi i kompletimit të bazës lidhore dhe proceduriale të sektorëve të ndryshëm, ka ecur mirë. Ndërsa prioritetet e punës së këtij dikasteri, për vitin në vazhdim, janë deklaruar nga minsitri i ri.

Bashkim Fino:“Një fushë tjetër, e cila do të kërkojë një nga prioritetet kryesore të punës së përbashkët, do të jetë edhe kontrolli mbi territorin. Trashëgojmë tashmë një numër prej disa dhjetra mijëra ndërtimesh pa leje ne rang republike dhe njëkohësisht, çdo vit shtohen të tjera. Për të mbetur te sezoni turistik i vitit që sapo ka filluar, dhe nuk jemi shpejt, bile mund të quhemi të vonuar, dua të theksoj se tashmë ai është kthyer në një sfidë për çdo ministër turizmi dhe në mënyrë të veçantë, për çdo qeveri në përgjithësi.“

Gjatë këtij takimi është parë më prioritet edhe funskionimi i bazës ligjore të miratuar për licensimin dhe kategorizimin e njësive akomoduese, hoteleri dhe agjenci turistike, në mënyrë që sezoni i fillimit të ri turistik të mos gjejë më hotele që nuk paguajnë taksa. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zv/ kryeministri Namik Dokle./tvklan.al