Presidenti Ilir Meta do t’i informojë anëtarët e Komisionit të Jashtëm për të gjithë rolin dhe dijeninë që ai ka për procesin e bisedimeve mes Ministrit të Jashtëm Bushati dhe atij grek Kotzias për arritjen e një marrëveshje.

Por ndryshe nga sa kërkuan një ditë më parë përfaqësuesit e opozitës në këtë komision, Presidenti nuk do të dalë përpara këtij Komisioni Parlamentar, por do t’i presë ata në presidencë.

Anëtarët e komisionin janë informuar se do të jenë në zyrën e presidentin mëngjesin e të premtes.

Kërkesa e opozitës u bë gjatë raportimit të Ministrit të Jashtëm Bushati për negociatat me Greqinë. Edhe ky i fundit kërkoji që të ishte pjesë e seancës dëgjimore me presidentin, por në kushtet kur takimi do të zhvillohet në zyrën e Metës kjo do të jetë e pamundur për tu realizuar.

Presidenti ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do ta jap apo jo autorizimin e kërkuar nga Bushati për të negociuar me palën greke.

Tv Klan