Kroacia është hequr nga lista pa karantinë e qeverisë britanike të destinacioneve të pushimeve, duke u dhënë deri në 20,000 britanikëve vetëm 30 orë kohë për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që të shmangin izolimin për 14 ditë.

Sekretari i Transportit Grant Shapps ka deklaruar se të kthyerit nga festat në Ballkan, që tashmë është në “listën e kuqe”, kanë sjellë një rritje alarmante të rasteve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Shapps, ky virus është shumë i paparashikueshëm ndaj kushdo që udhëton këtë vit do të dijë se po merr përsipër rreziqe e të papritura.

Mato Frankoviç, kryebashkiaku i Dubrovnikut, një nga qytetet më të njohura turistike në Kroaci, tha se ishte përpjekur të bindte por pa sukses qeverinë britanike për të përjashtuar nga karantina udhëtarët qe kthehen nga qyteti bregdetar siç ka bërë Gjermania sepse ka pasur shumë pak raste dhe se Dubrovniku është një qytet i sigurt nga COVID.

Futja e kufizimeve të karantinës për Kroacinë, ka sjellë menjëherë rritje të çmimeve të fluturimeve ajrore me Britaninë e Madhe. Në ndryshim nga Kroacia, Portugalia është hequr nga lista e karantinës ndaj kjo do të thotë se britanikët mund të shkojnë me pushime atje dhe nuk duhet të izolohen kur të kthehen.

Klan Plus