Kjo vajzë e vogël në Mbretërinë e Bashkuar e cila kishte lindur e shurdhër dhe tani mund të dëgjojë falë terapisë gjenetike.

Opal Sandy u trajtua pak para ditëlindjes së saj të parë dhe gjashtë muaj pas një operacioni që zgjati plot 16 minuta ajo ka filluar të belbëzojë.

Neuropatia dëgjimore mund të shkaktohet nga një defekt në gjenin OTOF, i cili është përgjegjës për prodhimin e një proteine ​​të quajtur otoferlin. Kjo u mundëson qelizave në vesh të komunikojnë me nervin e dëgjimit.

Për të kapërcyer defektin futet një kopje aktive e këtij gjeni në vesh. Në këtë rast, vajza mori një infuzion që përmbante një gjen aktiv në veshin e saj të djathtë gjatë një operacioni që u krye shtatorin e kaluar.

Sipas autoriteteve britanikë vogëlushja është pacienti i parë dhe më e vogla në moshë që ka marrë këtë trajtim.

Klan News