Anglia mori revanshin e një muaji më parë duke mundur Spanjën në fushën e saj 3-2. Skuadra e Southgate ishte e qartë që në pjesën e parë të takimit të cilën e dominoi plotësisht. 3 gola realizuan anglezët në këtë 45 minutësh, 2 me Sterling dhe një me Rushford.

Në pjesën e dytë Spanja kërkoi rimëkëmbjen, por humbi shumë raste. Goli erdhi nga Paco Alcacer në minutën e 57′ ndërsa vuajti për të dytin që e gjeti vetëm në fund të takimit me kapitenin Sergio Ramos.

Mbrëmja e sotme rezervon një përballje të madhe, atë mes Francës dhe Gjermanisë. Përballja e parë mes tyre ishte barazim pa gola, ndërsa në ndeshjen e kthimit, fitorja kërkohet nga të dyja, më së shumti nga Gjermania që dështoi turpshëm në botërorin e Rusisë.

Skuadra e Joachim Low është gati, në përgatitjet e fundit në stadiumin Saint Denis. Gjermanëve iu duhet fitorja pas humbjes 3-0 ndaj holandës. Skuadra vendase është shfaqur në një atmosferë tejet të qetë madje futbollistët kanë festuar edhe 50 vjetorin e trajnerit Deschamps.

Tv Klan