Mosdhënia e pagave në kohë, mos pagesat e sigurimeve shoqërore apo të ditëve të festave janë ankesat më të mëdha të punonjësve shqiptarë që punojnë në shtet apo dhe në privat.

Sipas raportit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, për vitin 2023 janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa prej të cilave, 82.5 % janë ankesa/denoncime nga punëmarrës dhe 17.5% janë kërkesa për informim dhe sqarime ligjore, tregues i transparencës institucionale dhe besimit në informacion.

Numri më i madh i denoncimeve të adresuara dhe të trajtuara nga ISHPSHSH janë ankesat për

shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve të punëdhënësve kundrejt punëmarrësve.

Këto ankesa përfshijnë mospagesën për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune, dhe çështje të ngjashme.

Numri më i madh i denoncimeve të trajtuara i përkasin Tiranës më 64 % e ndjekur nga Drejtoria Rajoni Vlorë me  8%, Rajoni Korçë 4%, Rajoni Shkodër 3%, Rajoni Gjirokastër 1%, Rajoni Dibër 1% .

Tv Klan