Anulimi i zgjedhjeve/ Balla rendit pasojat e dekretit të Presidentit Meta (Video)

Anulimi i zgjedhjeve/ Balla rendit pasojat e dekretit të Presidentit Meta (Video)

10:42 13/06/2019

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit bëri me dije pasojat e dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

“Presidenti rreket tu argumentojë se është motivi i tij për anulim, pra na qenka tu heqim të drejtën për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur. E drejta aktive dhe pasive e zgjedhjeve është e drejtë individuale ajo u përket individëve dhe jo partive. Ashtu si dorëheqjet e deputetëve duhet të mbaheshin si dorëheqje individuale dhe jo kolektive. Kjo e drejtë cënohet kur shtetasve u hiqet mundësia për ta ushtruar atë dhe jo kur për arsye që nuk lidhen me rendin kushtetues por me interesa politike të palëve oferta në zgjedhje reduktohet prej standardeve të ashtuquajtura të presidentit.

Më tej në arsyetimin e dekretit të 10 Qershorit Presidenti thekson se mospjesëmarrja e disa partive opozitare është sipas tij de fakto mohim i të drejtës për të zgjedhur. Mospjesëmarrja në garë në ditën e caktuar të garës është zgjedhja e lojtarëve që kanë zgjedhur të bojkotojnë, por në asnjë rast nuk u është mohuar e drejta për të garuar. Kush deshi të regjistrohej është regjistruar, nëse ky numër nuk ishte shumë i madh, pavarësisht se 38 parti politike, besoj jemi ndër vendet që kanë më shumë parti që garojnë në proceset zgjedhore, deklaroi Balla. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT