Apeli rrëzon ish-kryebashkiakun e Lushnjes


Apeli rrëzon ish-kryebashkiakun e Lushnjes

11:10 13/09/2021

Fatos Tushe do të qëndrojë në burg

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe.

Ky i fundit me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore, kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Edhe më herët ish-kreu i Bashkisë Lushnje, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.

Klan News







Të ngjashme