Ardit Gjebrea ditën e sotme ka publikuar në Facebook një status dedikuar aplikacionit më të suksesshëm dhe falas “Klani Im”.

Ai është shprehur se dikur ndihej i trishtuar kur Klani nuk ishte më në platformën satelitore Digitalb dhe shumë njerëz i shkruanin se nuk është e drejtë që nuk e shihnin programin “E Diela Shqiptare” edhe pse kishin paguar.

Tani ai ndihet krenar se po ua kthen borxhin 19-fish të gjithë teleshikuesve në mbarë botën duke ndjekur programin e preferuar pa pagesë.

“Dikur trishtohesha shumë kur në momentin që Klan nuk ishte më në platformën satelitore Digitalb, më shkruanit: “Nuk është e drejtë që nuk e shohim të dielën shqiptare, ne kemi paguar” etj etj, ndërkohë që ishte çështje kontrate, por iku… Sot jam krenar t’ju them që PA PAGESË ju shihni jo vetëm TvKlan, por edhe 18 kanale të tjera TV në celularin tuaj, duke shkarkuar aplikacionin KLANI IM. Mu desh të pres ca kohë ta shkruaj këtë status dhe tashmë fjalës së dikujt: “Na e ke borxh Klanin”, e kemi kthyer 19-fish. Vetëm për 4 javë janë mbi 200 mijë celularë në të gjithë botën që e shohin kur t’ju dojë zemra programin e preferuar, sepse ka opsione fantastike për të parë edhe 10 ditë përpara çdo gjë që ju pëlqen. Një ditë të mbarë dhe fundjavë të mbarë. Bashkë do shihemi të dielën!”, ka shkruar Ardit Gjebrea.

Aplikacioni “Klani im” ka arritur të shkarkohet nga mbi 200 mijë përdorues. Aplikacioni është i disponueshëm për platformat iOS dhe Android, ku mund të ndiqni falas, pa pagesë, live në kohë reale 19 kanale televizive dhe 4 kanale radio.

Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD; Klan Plus; Klan News; News 24; ABC; Syri TV; EuroNews; Ora News HD; RTV Ora HD; Scan; RTSH 1; Klan Macedonia; T7; RTSH Shqip; RTSH Film; RTSH Fëmijë; Klan Music; IN TV dhe BBF.

Një program, një dokumentar, film apo një serial që po transmetohet direkt dhe që mund të shihet live në platformën OTT mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte.

Përmes OTT mund të vihen në regjistrim kanale, programet e të cilave mund të shihen në çdo kohë.

Me këtë platformë, programet e Tv Klan do të shfaqen tashmë jo vetëm në televizorë, por në çdo ekran tjetër të pajisjeve të ndryshme si telefonat smart me sistem Android apo iOS, tablet, laptop apo kompjuter, që tashmë janë në përdorim nga çdo moshë e kategori, por në mënyrë të veçantë nga të rinjtë.

Asgjë nuk ju humbet me “Klani IM”, aplikacionin e disponueshëm për t’u shkarkuar në dy platformat iOS dhe Android. /tvklan.al

Dikur trishtohesha shumë kur në momentin që Klan nuk ishte më në platformën satelitore Digitalb, më shkruanit: “Nuk…

Posted by Ardit Gjebrea on Friday, December 18, 2020