Cluj barazon në fushën e Farul Costanta

Arlind Ajeti i dha barazimin 1-1 Kluzhit në fushën e skuadrës kampione në fuqi Farul Kostanca.

Mbrojtësi i Kombëtares realizoi në minutën e 82’, duke i dhënë 1 pikë me vlerë ekipit të tij që ndodhet i treti në kuotën e 50 pikëve pas 29 javësh kampionatit rumun.

Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Arlind Ajetin. Sa herë ka shënuar Ajeti, ekipi i Kluzhit ka dalë me pikë nga fusha.

Tv Klan