Sulmuesi në bisedime me Samsunspor

Teksa ka shkëputur marrëdhëniet me klubin e Levante që zotëronte kartonin e tij, Armando Sadiku duket se po kërkon të ardhmen në Turqi. Mediat e këtij vendi raportojnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare është në bisedime të avancuara me Yılport Samsunspor, klub i kategorisë së dytë në futbollin turk.

Për sezonin e ri ekipi ka nevojë të forcojë repartin e sulmit dhe Sadiku përfaqëson një mundësi të mirë pasi klubi paguan vetëm rrogën e futbollistit. Në media shkruhet se bisedimet me lojtarin kanë qenë pozitive dhe transferimi do të kryhet në ditët e ardhshme.

27-vjeçari Sadiku, ishte nën kontratë me Levante. Ai luajti si i huazuar tek Malaga ku shënoi 7 gola në 31 ndeshje. Sadiku prej disa vitesh është pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare të futbollit.

Tv Klan