Tre persona janë arrestuar në Tiranë në dy aksione të ndryshme për sekuestrimin e armëve dhe lëndëve narkotike.

Kështu, forcat e Komisariatit Nr.1 arrestuan në flagrancë Rexhep Llocin 18 vjeç, pasi në fshatin Shpat Rovë u kap duke qarkulluar me një pushkë që e mbante fshehur në një thes.

Ndërkohë, nga forcat e Komisariatit Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i Vangjel Kaziu 24 vjeç dhe Ramadan Çorja 30 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasin K. D.

Këta persona u konstatuan duke pirë kokainë në një lokal në rrugën “Demokracia” në Bathore. Policia thotë se lokali është në pronësi të 24-vjeçarit Kaziu, ndërsa Ramadan Çorjas iu gjet në banesë një armë zjarri automatike. /tvklan.al