Rusia, Franca dhe SHBA nisin përpjekjet për shuarjen e konfliktit

Armëpushimi i 10 Tetorit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, i ndërmjetësuar nga Moska rezultoi i pasuksesshëm. Ndaj dhe përpjekjeve të Rusisë për të rivendosur paqen mes dy ish-republikave sovjetike i është bashkuar edhe Franca. Presidentët Putin dhe Macron ranë dakord në një bisedë telefonike që së bashku të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Përpjekje të veçanta do të bëjnë edhe Shtetet e Bashkuara, që me Rusinë dhe Francën janë pjesë e të ashtuquajturit grup i Minskut për paqen në rajonin e Nagorni Karabakut. Të premten, ministrat e jashtëm të dy vendeve do të priten në Uashington nga sekretari i shtetit Mike Pompeo.

Të martën, kryediplomati armen Mnatsa Kanian dhe ai Azer Bajramov u takuan veçmas në Moskë me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov. Megjithatë takimet sipas palëve ishin vetëm këshillimore. Prej 27 Shtatorit, konflikti i rindezur mes armenëve dhe azerëve i ka marrë jetën rreth 1 mijë personave ushtarakë e civilë.

Tv Klan