Burg për trafikantin e pistoletave

Burg për trafikantin e pistoletave

11:06 15/08/2019

Ylber Ademi hesht para gjykatës

Ylber Ademi, i arrestuar në Elbasan me 19 pistoleta, 400 fishekë si dhe 1.6 kilograme tritol, është lënë në qeli nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 51-vjeçari nuk ka pranuar të flasë në sallë, duke sqaruar se do të japë shpjegime në një moment të dytë.

Ndërsa gjatë marrjes së dëshmisë paraprake në polici ai ka sqaruar se armët i kishte marrë në Serbi dhe do t’i shiste në Shqipëri. Kosovari ka qenë i skeduar më parë nga policia dhe operacioni për kapjen e tij ka qenë i stimuluar pasi blerësi i armëve ka qenë një agjent policie. Pistoletat, sipas hetuesve dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale në Elbasan dhe çmimi varionte nga 500 deri 700 Euro.

Prokuroria do të kërkojë informacion në Kosovë për të arrestuarin për të verifikuar nëse ai ka kryer aktivitet kriminal atje. Ylber Ademi u prangos dy ditë më parë në flagrancë në Elbasan, në qytetit që vitet e fundit ka pasur përplasje të forta mes bandave kriminale.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT