Disa persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar me iniciale D.N., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale.

Ndërkohë në komisariatin numër 4 u arrestua në flagrancë një 55-vjeçar. Pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” ai ka ofenduar kunatën e tij, e cila ka qenë e pajisur me një urdhër mbrojtje.

Në pranga kanë rënë edhe një 30-vjeçar pasi aksidentoi të premten një të mitur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në flagrancë u arrestuan edhe 3 qytetarë të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe gjendje të dehur./tvklan.al