Drejt fundit të bisedës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Alban Bushi krahasoi dy trajnerët e kombëtares, Gianni De Biasi dhe aktualin, Sylvinho. Sipas futbollistit, të dy kishin frymë ekipi por De Biasi ishte më shumë në mbrojtje, ndërsa Sylvinho guxon disi më shumë në sulm. Ai e vlerëson Sylvinho-n si më modern, inteligjent dhe më krijues.

Alban Bushi: Frymën e ekipit të grupit janë të dy shumë të mirë, mendoj që ndryshojnë në mentalitetin e lojës. Kemi një trajner shumë mbrojtës sic ishte De Biasi që bënte pak herë sulm, por edhe Sylvinho si braziilian që është, mendoja që do të ishte më shumë sulm, është pak më i rezervuar por është disi më shumë se De Biasi, pra është më shumë kreativ se sa De Biasi në aspektin sulmues dhe është shumë inteligjent, merr lojtarët më të mirë, këtë e ka pasur edhe De Biasi. Ndryshojnë në shumë gjëra bazë, është më modern, është pak brazilian le të themi, ka luajtur në nivele shumë të larta, di ta mbajë shumë mirë grupin e lojtarëve dhe kjo gjë e ka bërë shumë të suksesshëm mendoj, me një ekip që s’mund të themi që jemi si Italia, jemi ekip i mirë por që kemi ‘rrahur’ ekipe shumë të mëdha si Çekia, Polonia që e thashë edhe pak më parë që është për t’u vlerësuar shumë.

Aldo: Nga 100%, sa përqind kemi ne shanse që të dalim nga grupi? Ta lëmë 65, 70?

Alban Bushi: Mendoj 40-50%.

Ndeshjet e Euro 2024 do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan./tvklan.al