Policia e Kukësit, në vijim të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy persona në fshatin Barr, në vendin e quajtur “Kepat e Bardhë”, kanë kultivuar fidanë e kubikë me fara të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në vendin ku u kapën në flagrancë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake./tvklan.al