Dy persona janë arrestuar, një është proceduar dhe tre të tjerë janë proceduar. Ky është bilanci i operacioni “Vjeshta”, ku është goditur një grup që merrej me vjedhjen e biçikletave.

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës njofton se në provë materiale janë sekuestruar 66 biçikleta të vjedhura, të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Në kuadër të operacioni u bë arrestimi në flagrancë i A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Po ashtu janë shpallur në kërkim  E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Po ashtu është proceduar dhe një 12-vjeçar.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më pas i shisnin kundrejt vlerave të vogla monetare./tvklan.al