Në një operacion të koduar “Doganieri”, në pikën doganore të Bllatës janë arrestuar sot në flagrancë 2 doganierë.

Atli Kadriu, 39 vjeç, lindur dhe banues në Peshkopi Dibër, me detyrë doganier pranë Doganës Bllatë dhe Almir Dema, 41 vjeç, lindur dhe banues Maqellarë Dibër, me detyrë doganier pranë Doganës Bllatë, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,

Arrestimi i tyre u bë pasi duke qenë në detyrë doganier në këtë pikë e kufitare Bllatë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke shmangur kryerjen e veprimeve doganore, ndaj automjetit me targa AA  894 FO në pronësi të shtetasit  E. I dhe automjetit me targa AA 317 JF në pronësi të shtetasit B.N.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për krimin Ekonomik janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme lëngu e ngjashme me atë të naftës pa kryer proçedurat doganore.

Ndërkohë që krahas dy doganierëve janë ndaluar dhe Bujar Nezha, 34 vjeç, banues në Dibër dhe Enver Iskurti, 51 vjeç, banues Dibër, pasi sasia e lëngut të ngjashëm me atë të naftës, është gjetur në automjetet e tyre, pa kryer proçedurat doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al