Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 persona mes të cilëve dhe një ish-oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror. Ata akuzohen se i kanë vënë gjobë një tregtari beratas. C. V., 40-vjeç, I. R., 20-vjeç dhe Sh. H., 19-vjeç, janë tre personat e arrestuar natën e djeshme rreth orës 22 e 15 min para sheshit kryesor të stadiumit “Tomori” në Berat. Hetimi për tre të arrestuarit ka nisur pas denoncimit që ka bërë tregtari Gogo Kuqali. Kuqali tregon dhe për Televizionin Klan se si e mori letrën kërcënuese dhe se si bashkëpunoi me policinë deri në finalizimin e operacionit.

Gogo Kuqali: “Po dilja nga dyqani, pashë një letër brenda derës, nën të, në një cep të derës aty në një zarf. Zarfi mbi të nuk shkruante gjë, e hapa zarfin, brenda ishte një letër. Mbylla derën edhe e lexova letrën vetë brenda me qetësi. Dhe letra shkruante “jo djali yt na ka një broxh e na ka një borxh të vjetër, duam rreth 30 milionë lek (të vjetra)” d.m.th. kështu thoshte letra, “në të kundërt do të vrasim djalin”. Kur mbas rreth 5 ditësh, bëjnë rreth 2 telefonata në shtëpi. Herën e parë ishte gruaja, iu përgjigj, tha dua filanin, gruaja i tha nuk është për burrinm për mua d.m.th. Ndërsa herën e dytë u ndodha unë në shtëpi, po më kërcënonte d.m.th. do të vrasim djalin, djali na ka këtë borxh. Megjithatë unë me qetësi u thashë çfarë borxhi u ka ma thoni, ku e do, si e do, në qoftë se u ka me gjithë mend ndonjë borxh, unë vij ta sjell aty ku e do ti p.sh. detyrimin. Ditën tjetër të shtunën prap bënë disa telefonata rresht njëra pas tjetrës, por pa folur. Gjatë kësaj kohe unë e kisha vënë në dijeni policinë.”/ tvklan.al