Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës. Armando Filaj nga fshati Picar i Vlorës ka rrahur barbarisht të vëllain e tij.

Policia e qytetit bregdetar thotë se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Kështu Armando Filaj ka bërë për në spital të vëllain e tij, 30-vjeçarin B.Filaj.

Por ai nuk është mjaftuar me kaq. Ndërsa kanë shkuar tre policë për ta ndaluar, 33-vjeçari i ka dhunuar edhe ata.

Armando Filaj është një emër i njohur për policinë e këtij qyteti, pasi ka qenë i dënuar në vitin 2012 për vjedhje.

/tvklan.al